LIBRI TIRANA – PERSONALITETE ”INTELEKTUALË TË HERSHËM”

PAK FJALE PER VËLLIMIN  TIRANA – PERSONALITETE ”INTELEKTUALË TË HERSHËM”

Megjithëse ky vëllim, e të cilin ne e quajtëm “Intelektualë të hershëm”, i takon një fushe të ndryshme nga dy vëllimet e para, asaj të arsimit të lartë; përsëri kemi zbatuar të njëjtin standard e të përfaqësuar madje me të njëjtat kritere.
Kriteri i parë, ai që shpreh veçoritë e protagonistit apo kualitetet e tij dhe i materializuar përsëri sipas përcaktimeve zyrtare; këtë herë, shtjellohet mbi dy përmasa. Njëra prej tyre, si koncept me shtrirje vertikale, shpreh nivelin e formimit arsimor; ndërsa tjetra, si koncept me shtrirje horizontale, pasqyron periu-dhën kohore të realizimit të atij procesi. Treguesit më cilësorë e më të hershëm, sigurisht që provojnë më mirë historinë dhe tradi-tat e trevës dhe për këtë japin më shumë krenari.
Për protagonistët e këtij vëllimi, si kufi më të ulët të nivelit të arsimimit kemi pranuar shkollën e lartë; ndërsa si shtrirje ko-hore, fillimin më të afërt në vitin 1944. Këto dy zgjedhje jo të ras-tësishme lidhen kryesisht me faktin se deri atëherë, te ne, nuk kishte institucione arsimore të këtij lloji e për këtë shkak, ai shkollim mund të kryhej vetëm jashtë shtetit.
Mbështetja e nevojshme financiare, që përbënte një argu-ment më vete, sigurohej vetëm nga familjet ose kryesisht prej tyre. Por, siç u tha edhe më sipër; prindërit, falë shpirtit arsimdashës dhe sakrificave që bënë iu përgjigjën me shumë dëshirë formimit arsi-mor e kulturor të fëmijëve të vet, madje pa dallime ndërmjet tyre. Në librin “Historia e Tiranës” shkruhet se: “baballarët tiranas ngul-nin këmbë që edhe vajzat të bënin po aq shkollë sa djemtë”.

Megjithatë, praktika na tregoi se, kriteri i parë, për të cilin po flasim, edhe se realisht i thjeshtë e i qartë, nuk mund t’i shman-gesh disa specifikave suplementare, por njëherësh objektive dhe reale në vlerat e protagonistëve. Mbi këtë bazë, veç grupit të më-sipërm, në këtë vëllim, ne përfshimë edhe:
– ata që shkollimin e lartë të filluar nuk e përfunduan, por e ndërprenë për arsye madhore;
– femrat që, pasi kryen arsimin e mesëm, vazhduan studime
të mëtejshme, qoftë edhe të nivelit jo të plotë universitar.

Zbatimi i kriterit të dytë, atij krahinor që i kushtohet lidh-jeve me Tiranën ose karakterit autokton të individit, ka qenë dukshëm më i thjeshtë se në vëllimet e para, e kjo për shkak të hershmërisë së ngjarjeve. Megjithatë, përsëri, është respektuar i njëjti pozicion: pra, edhe këtë herë përfshihen ”vetëm ata që nuk janë evidentuar dhe nuk do të evidentohen në veprimtari të ngjashme të asnjë shoqate tjetër homologe”.

Pikërisht mbi këto kritere e mbi këto arsyetime krejt objek-tive e ligjore dhe pra po aq të përcaktuara, janë evidentuar fare natyrshëm emrat e protagonistëve të këtij vëllimi të radhës, që njëherësh janë bërë edhe pjesë e historisë kulturore tiranase.

Burimet e nevojshme të informacioneve mbi shkollimin, je-tën dhe karrierën e protagonistëve të përfshirë në këtë vëllim, e që shërbyen për hartimin e tij, kanë qenë të ndryshme. Më kryesorët janë botimet, madje të disa llojeve. Prej tyre dallohen veçanërisht librat, ndër të cilët: “Studentët shqiptarë të Francës dhe veprimta-ria e tyre”, 2003; “Studentët shqiptarë të Austrisë dhe veprimtaria e tyre”, 2003, të Uran Asllanit; ”Kontribute shqiptare në visarin e përbashkët të popujve” e Stilian Adhamit, vëllimi I, 2003 dhe vë-llimi II, 2007; “Historia e avokatisë shqiptare” e Petrit Sinanit, 2007; “Faqe të munguara” e Spiro Mëhillit etj., autorët e të cilëve duhen përgëzuar për kontributin e tyre. Për më tutje, janë përdorë shkrime të tjera, të nxjerra nga broshurat, revistat e gazetat e ndryshme e deri nga vetë interneti.
Vend mjaft të rëndësishëm kanë informacionet e servirura nga të afërmit apo familjarët. Prej tyre, z. Muharrem Stërmasi, një-herësh protagonist i librit, dhe z. Ferdinand Petrela, Ajten Toptani, znj. Dolli Gjinali etj., janë shtrirë edhe jashtë këtyre kufijve. Po kështu, me mjaft dëshirë janë angazhuar edhe qytetarë të tjerë e të nderuar tiranas, madje pa lidhje me protagonistët e librit, nga të cilët kemi ndjerë veçanërisht kontributin e çmuar të z. Faik Kasollja, Orhan Jegeni, Albert Hanxhari, Bajram Delisula etj..

Grumbullimi i të dhënave mbi jetëshkrimet dhe karrierën e protagonistëve të librit është bërë po sipas praktikës së ndjekur në dy vëllimet e parë; pra, në përshtatje me një platformë të hartuar e të shpërndarë paraprakisht. Jemi përpjekur që, paraqitja, harmo-nizimi dhe sinkronizimi i materialeve të disponuara të nxjerri sa më realisht vlerat e çdo individi. Hapësirat jo të njëjta që zënë këto paraqitje nuk nënkuptojnë asnjë paragjykim apo mendim subjek-tiv të çdo lloji qoftë, e aq më tepër politik; ata janë rezultat vetëm i sasisë së informacionit të grumbulluar dhe i këndvështrimit tonë të njëjtë mbi trajtimin e problemeve të veçanta. Ndërkohë, kur ka qe-në e nevojshme, në këto paraqitje janë evidentuar krejt natyrshëm edhe veçori të familjeve apo elementë të ndryshëm episodikë.

Veçoria e këtij vëllimi, largësia kohore e aktiviteteve për të cilat shkruhet e që në mjaft raste kalon shekullin, shoqërohet me rrjedhimet e veta. Duke e vështirësuar problemin, ky faktor nuk na jep mundësinë dhe të drejtën për të pretenduar se, informacionet e grumbulluara janë absolutisht të plota e për më tepër po aq të sakta dhe, për këtë, jemi të ndërgjegjshëm.
Ky përfundim vjen nga dy shkaqe:
Së pari, qoftë edhe në shkallë sado minimale, është e logji-këshme të mendohet se, hershmëria e ngjarjeve mundëson reali-tetin e emrave të tjerë krejt të pazbuluar, e që duhet të ishin pjesë e këtij libri. Natyrisht, ne nuk e dimë atë numër, gjithsesi, jemi të bindur se ai nuk është zero.
Së dyti, kemi ndjerë edhe mungesën e ndonjë elementi të rëndësishëm informativ e që i përket kryesisht përmasës vertikale të kriterit të parë. Për ndonjë rast, nuk përjashtohet mundësia e mossaktësimit të nivelit të arsimimit të individit, e nivelit të shkollës apo e vetë emrit të saj. Përsëri, nuk e dimë sa janë këto raste; por përsëri jemi të bindur se ata nuk janë zero.
Këto argumente na japin të drejtën të mendojmë dhe të kon- kludojmë se, nga djemtë tiranas dhe vajzat tiranase që shkuan për studime të larta jashtë shtetit, protagonistët realë duhet të jenë edhe më të shumtë se ata të pasqyruar në këtë botim.

Për veçoritë e mësipërme dhe të përkushtuar në korrektësi- në e hartimit të librit, kemi qenë të vëmendshëm deri në:
A – Emërtimin e vëllimit.
Jemi të bindur se, për këtë vëllim, forma më e përshtatësh-me e paraqitjes është përdorimi i trajtës së pashquar gjuhësore të emrave. Forma “Intelektualë të hershëm”, në vend të asaj përka-tëse të shquar, pra “Intelektualët e hershëm”, nënkupton më duk-shëm bindjen dhe argumentet e mësipërm se, personalitetet për të cilët flitet këtu duhet të ishin edhe më të shumtë.
B – Kompozimin e vëllimit
Këtë vëllim e kemi ndarë në dy pjesë.
Në të parën, të quajtur ”PROTAGONISTË”, dhe ku ndodhen
gjithsej 160 personalitete tiranase, janë përfshirë vetëm ata për të cilët respektohen kriteret e pranuara më lart. Gjithsesi, për shkaqe thjesht teknike, këtë hapësirë u detyruam t’a organizojmë në dy seksione.
Në seksionin “A”, me 148 emra, sikurse te vëllimet para-ardhëse, prezantimi ruan po atë konceptim, si në përmbajtje ashtu edhe në formë. Me të njëjtat motive, rreshtimi ka përsëri parimin kronologjik; ndërsa për protagonistët e seksionit “B” (shumë më të pakët dhe gjithsej 12 vetë), mosdisponimi i disa të dhënave anë-sore na mundësoi veçse një paraqitje krejt modeste dhe një rresh-tim thjesht alfabetik.

Pjesën e dytë të librit, të titulluar “TË TJERË” (përsëri në trajtë të pashquar) e të konsideruar “joprotagonistë”, ka karakter thjesht fiktiv. Atje përfshihen gjithsej 33 emra,për të cilët nuk është e sigurtë nëse ata iu nënshtruan arsimit të lartë apo së paku e filluan atë; edhe pse, po jashtë shtetit, ata kishin përfunduar shkollimin parauniversitar.
Gjithsesi përfaqësimi i tyre, që përsëri mund të mendohet se duhet të ishte më i shumtë, është jo i parëndësishëm. Ai vërteton faktin e padiskutueshëm të vlerave kulturore të brezave tiranas dhe dëshirës së tyre për arsimim.
E, më në fund është rasti të vëmë në dukje se, për të njëjtat arsye, d.m.th., nga mungesa e informacioneve të mjaftueshme, në asnjë nga pjesët e librit, nuk kemi prezantuar figura mjaft të hershme të Tiranës e po aq të njohura, siç janë ato të Sulejman Pashë Bargjinit, Haxhi Et’hem Beut, Rexhep Kubatit apo deri të Esat Pashë Toptanit etj., të cilët, sipas disa të dhënave jo të drejt-përdrejta, mund dhe duhet të kenë qenë intelektualë të formuar.

Në të gjitha rastet, prezantimi fillon me emrin e protagonis-tit, poshtë të cilit është shënuar edhe ai i institucionit të arsimit të lartë ku ka mësuar. Kur, pavarësisht nga arsyeja, ai e ka ndë-rruar atë institucion, kemi treguar vetëm atë ku ai nisi studimet. Për shkollat pasardhëse, flitet në përmbajtjen e materialit.
Duke vazhduar me logjikën e ndjekur në dy vëllimet e para, gjetja e pozicionit të çdo individi arrihet edhe përmes një përmbaj-tje të dytë, asaj të ndërtuar në bazë të rendit alfabetik.

Duke shqyrtuar materialet mbi jetëshkrimet dhe veprimtari-të e këtyre personaliteteve intelektuale e historike tiranase, e shu-mica e të cilëve nuk jeton më, dalin disa përfundime tejet të rëndë-sishme, po aq interesante dhe mjaft domethënëse, disa prej të cilë-
ve po i rendisim më poshtë:
 Në këtë vëllim, arsimimi i lartë nis me Said Seremedi Toptanin, të parin e 160 protagonistëve të rreshtuar sipas rendi-tjes kohore. Fillimi i shkollimit të lartë të tij daton gati dy shekuj më parë, vitin 1846, dhe madje në një nga qendrat më në zë e më të kulturuara të Europës, në Universitetin “Sorbonne” të Parisit.
Por, ka edhe tregues të tjerë po aq impresionues. Deri më 1912, vitin e shpalljes së Pavarësisë, arsimin e lartë duhet t’a ke-në kryer të paktën 25 tiranas. Dëshira për arsim, dhe gjithnjë e përhershme, u fuqizua edhe më tej. Për kufirin kohor të zgjedhur prej nesh (deri në vitin 1944), nëse paragjykojmë me të drejtë edhe disa nga emrat e prezantuar në pjesën e dytë të librit, numri i protagonistëve realë do të arrinte të paktën deri në 165-170 vetë.
Dëshira e tiranasve për nivele sa më të larta kulturore e shkencore ka shkuar edhe më tej. Ajo provohet me vëllimin e parë të këtij seriali, atë “Shkencë”, ku flitet për 170 intelektualë me tituj e grada shkencore, të fituar prej tyre deri në vitin 2005.
Këto shifra dinjitoze provojnë faktin se, në këtë krahinë, as-pirata për arsimin e lartë është mjaft e hershme; ata shifra kun-dërshtojnë paragjykimet e gabuara se, tiranasit, e sigurisht edhe vetë familjet e tyre, nuk shquhen si arsimdashës e të kulturuar dhe se për ta ka mbizotëruar synimi sa për të mësuar një zanat.
 Nga 160 protagonistët, 130-135 prej tyre ose mbi 80%, shifër që përbën shumicën dërrmuese të asaj liste, i përfunduan studimet e larta. Për të tjerët, ndërprerjet kanë ndodhur për shka-qe objektive e sidomos gjatë periudhës së luftës së dytë botërore, dhe thuajse vetëm me studentët e Italisë.
 Sipas fushave të studimit, duke konsideruar gjithnjë vetëm 160 protagonistët, vihet re përafërsisht shpërndarja e më-poshtme: për mjekësi, farmaci e stomatologji të mara së bashku, kanë studiuar gati 30%; për drejtësi, 12,5%; për bujqësi, gati 12%; për inxhinieri, 11,5% dhe më tutje, për ushtri, 9% etj..
 Shumica e protagonistëve, karrierën e tyre profesionale e vazhduan në përputhje me profilin e studimeve të larta të përfun-duara plotësisht ose edhe vetëm të filluara.
Për një pjesë të tyre dhe sado të pakët, rrjedha e jetës do t’i shmangte ata nga ai formim, sepse prirjet e tyre përcaktuan drej-time të tjera. Megjithatë, për disa të tjerë, kishte edhe një shman-gie të dytë dhe jashtë vullnetit të këtyre intelektualëve. Ajo ishte rrjedhojë politikës së aplikuar në Shqipëri pas luftës së dytë botë-rore e sidomos kur lufta klasore ishte në kulmin e dallgëve. Kjo e fundit ishte edhe shkaku që, në raste të caktuara, disa intelektua-
lë nuk e deklaruan kurrë arsimin e kryer prej tyre.

***

Në mbyllje të punës sonë mbi vëllimin e tretë të serialit “TIRANA – PERSONALITETE”, gjejmë rastin të shprehim falënderi-met për të gjitha mendimet dhe sugjerimet e dashamirësve, çka ne do t’i mirëpresim edhe në të ardhmen. Ndërkohë, duam të sigu-rojmë lexuesin se, çdo mangësi dhe pasaktësi që mund të vërehet, dhe për të cilën kërkojmë sinqerisht ndjesë, nuk është subjektive, por vetëm me shkaqe teknike.

Gjithsesi, jemi të bindur dhe optimistë për rolin pozitiv që do të luajë ky vëllim në të mirë të njohjes e të ruajtjes së traditave të shkëlqyera arsimore e kulturore, të pasqyruar në personalitetet e veçantë dhe në vetë komunitetin tiranas. Për të gjitha këto, shpresojmë se, sikurse paraardhësit e tij, edhe vëllimi i tretë, ai “Intelektualë të hershëm”, do të jetë i mirëpritur e i dobishëm.

Duke ruajtur mendimin mbi nevojën e veprimtarisë botuese në dobi të bashkësisë tiranase, ne do të vazhdojmë të japim kon-tributin tonë dhe, si gjithnjë pa asnjë lloj interesi. Në kuadër të këtij seriali enciklopedik, projektuam edhe vëllimin e katërt të tij dhe të cilin e kemi filluar dhe besojmë t’a përfundojmë shpejt.

Ndryshe nga dy vëllimet e para, botimi i të cilëve u mundë-sua nga vetë protagonistët dhe të ardhurat nga shitja e librave të tjerë shkuan në dobi të Shoqatës tonë “Tirana”, për botimin e këtij vëllimi të tretë “Intelektualë të hershëm” është ndjekur rrugë tjetër.

Atë e sponsorizuan qytetarët e nderuar tiranas

Mirgjind Sabri Tefiku, Vasil Petraq Hobdari,
Adhurim Fiqiri Mulleti dhe Rezart Muharrem Stërmasi

dhe për çka ne i falenderojmë sinqerisht.
Prindërit e tyre janë protagonistë të këtij vëllimi.

AUTORET
Tiranë, korrik 2009

Per te lexuar librin ne PDF klikoni ketu