BEDRI ALIMEHMETI MRETNESH E KONGËS TIRONSE (FITNET REXHA)

BEDRI ALIMEHMETI

MRETNESH E KONGËS TIRONSE
(FITNET REXHA)

“Moj dashnore….!” si gjëmim nga maj’e Dajtit zbret.
“Knon Fitnet Rexha”, thonë tironcit ene ftyra u qesh
Ujëvar tingujsh pambarim ndër shpirtna u derdh
“Për kongët tona ka qenë ene osht vetëm mretnesh”

“Kno moj qyqe se po vjen behari” të ngërthe në vend
Shkrihesh kur ndjen: “Trandafilin kur ta dhashë”
“Conju djem o shaloni atin” vrikthi në komë të ngren
“Mori goce me naze shumë”, atë ditë kur të pashë

Oh kjo “Dashunia si rrufe, më goditi mu në gji”.
Zoni yt Fitnet Rexha plot e përplot aromë Tirone.
“Karafili në saksi”amon i cel gonxhet-o nji nga nji
Vish pra “Fustanin me pika” se marak na bone.

“Mun aty ke shtat zymylat” fllad pranvere arom lulesh
“Fëllonxo Fëllonxo dil pri ujit mos dalc kurrë”
E pamundun ktij zoni në kto kong t’mos i përulesh
Qofsh djalë azgan ene katërqin dërhemsh burrë!

Caffetteria “Il Siciliano” Romë 11.07.2019