HISTORIA

Shoqata Tirana eshte ndoshta Organizata jo politike dhe qytetare me e vjeter ne Shqiperine e re postkomuniste.
Shoqata Tirana nisi ne vitin 1991 si nje nisme e perfaqesuesve me te mire te familjeve historike te Tiranes, te cilet u mbeshteten ne parimet e lirise, barazise, te drejtes se shprehjes dhe te besimit, perkrahjes shoqerore dhe respektit ndaj dinjitetit njerezor – brenda nje identiteti kulturor te dallueshem.
Ndryshimet e thella politike te viteve ’90 dhe levizjet demografike qe perndoqen e bene te domosdoshme nje levizje kulturore qe te mbronte, ruante, riafirmonte dhe conte me tej vlerat morale, qytetare, historike dhe peshen e tyre patriotike ne mjedisin e ri kombetar. Ne mbrojtje te cilesive elitare te nje komuniteti autokton dhe te potencialit intelektual qe ky qytet ushqente, shoqata Tirana mori permasa kombetare ne rolin e saj, pas demeve te medha te shkaktuara nga vandalizmi komunist.
Themeluesit e shoqates Tirana ishin Prof.Dr. Zyhdi Turdiu, Qazim Turdiu, Shefqet Ndroqi, Sinan Tafaj, etj. Ata jo vetem ishin zerat me te spikatur ne rrafshe profesionale ku vepronin, por njeheresh edhe modele te pakrahasueshem te humanizmit dhe qytetarise.
Me lulezimin e mjedisit te shoqerise civile ne vend, shoqata Tirana – edhe pse e shtyre drejt kufinjve te veprimit krahinalist, mbeti nje dere e hapur per te gjithe ata qe gjeten tek Tirana dhe qytetaria e saj truallin e begate te zhvillimit individual dhe te kontributit shoqeror.
Sot Shoqata Tirana eshte gjithashtu nje think-tank I avancuar I mendimit me te mire intelektual e professional, e angazhuar dhe e gatshme te mbeshtese cilindo ne rrugen e zhvillimit te qendrueshem te vendit. Forumi i saj i Biznesit dhe Forumi Qytetar – dy nismat e fundit te shoqates, kane deshmuar perseri fuqine e bashkepunimit te guximshem e te hapur mes pervojes profesionale me te mire dhe vizionit investitor e zhvillimor.