Shoqata Tirana eshte nje nisme qytetare e dinjitareve te Tiranes te cilet qysh ne vitin 1991 vendosen qe te ruajne, percojne dhe zhvillojne me tej identitetin kulturor dhe cilesite shoqerore te nje mjedisi te begate ne histori, tradite dhe kulture, perballe ndryshimeve epokale te fund-shekullit te XX.
Deri me sot ajo ka zhvilluar mbi 850 veprimtari te spikatura qe kane marre jehone ne median vendase.
Shoqata Tirana eshte shtepia identitare e te gjithe atyre qe kane lindur qytetare te ketij qyteti, por edhe e te gjithe atyre qe ndajne denjesisht me ne vlerat dhe parimet e nje shoqerie te zhvilluar e mikpritese, tolerante e te virtytshme, te perparuar ne ide e te qendrueshme ne cilesi.
Shoqata Tirana eshte mbartese dhe promovuese e nje kulture autoktone shqiptare, te shprehur qartazi me qytetari dhe vetebesim prej epokes se hekurit deri ne ditet tona dhe te misheruar ne nje popullate qe ka njohur rritje organike duke luajtur nje rol paresor ne cdo faze te historise kombetare.
Shoqata Tirana eshte organizate e hapur dhe vepruese, ne cdo fushe te jetes ku qytetaret e kesaj treve kane luajtur apo luajne sot nje rol paresor ne ndertimin e identitetit te ri kombetar shqiptar.
Shoqata Tirana ne mese dy dekada jete ka deshmuar kreativitet, ndjeshmeri, angazhim te larte qytetar ne sherbim te interesave madhore te komunitetit vendas e kombetar.