"Me lulezimin e mjedisit te shoqerise civile ne vend, shoqata Tirana – edhe pse e shtyre drejt kufinjve te veprimit krahinalist, mbeti nje dere e hapur per te gjithe ata qe gjeten tek Tirana dhe qytetaria e saj truallin e begate te zhvillimit individual dhe te kontributit shoqeror".

KRYETARI

Arben Tafaj eshte ekonomist me profesion, tre here i zgjedhur si krytar i nje njesie bashkiake me mbi 50.000 banore ne qendren historike te Tiranes, nje aktivist shoqeror qe drejton prej gati dy dekadash shoqaten Tirana, sipermarres dhe prodhues vendas prej vitit 1992 dhe njeheresh filantrop arti.

Arben Zyhdi Tafaj lindi me 6 korrik 1960 ne Tirane ne nje familje, nder themelueset e kryeqytetit. Ai u perfshi ne levizjen demokratike dhe njeheresh vleresoi rolin e tij ne nje realitet te ri social-ekonomik, duke krijuar nder kompanite e para te specializuara ne sferen e ushqimit. Sot firma “Arilta” eshte nje prodhues elitar vendas i produkteve te mishit.

Profili akademik dhe pervoja ne treg bene qe ai te zgjidhet anetar I Kryesise se Dhomes se Tregetise dhe anetar i Asamblese se saj.

Ne vitin 2001 ai mori drejtimin e shoqates Tirana, duke promovuar emrat e tradites, trashigimine njerezore dhe materiale te kryeqytetit – ne qindra aktivitete dhe botime te realizuara. Njeheresh ai u ndesh me cdo administrate per shumicen e ceshtjeve te zhvillimit te qytetit.

Gjate drejtimit te shoqates prej tij, presidenti I Republikes i dha shoqates Tirana titullin “Nderi i Kombit” ndersa z. Tafaj mori ne 11 shkurt 2019 nga presidenca titullin “Per Merita te Vecanta Civile”.

Nga viti 2003 – per tre mandate rresht – Arben Tafaj u votua nga shumica e 50 mije votuesve, banore te njesise bashkiake no.8 ne Tirane.

Ai eshte autor i tekstit shkollor “Vendlindja Ime” (shtepia botuese Erik, 2008), pjese e kurrikules se shkolles shqipe.

Arben Tafaj eshte “Ambassador for Peace” i njohur nga Organizata Nderkombetare “Universal Peace Federation Interreligious and International for World Peace”.

Arben Tafaj

EKonomist MBA
3 here kryetar i njesise bashkiake no.8
Kryetar i shoqates Tirana
Aktivist shoqeror i mirenjohur
Sipermarres dhe prodhues vendas
Filantrop arti