Kleriket Muslimane dhe Ndihma e tyre per Gjuhen Shqipe 6 Mars 2015

Ne daten 6 mars 2015 ne Muzeun Historik Kombetar u zhvillua takimi me teme “Kleriket Muslimane dhe Ndihma per Gjuhen Shqipe”. Mbledhje u drejtua nga Prof. Shyqyri Rreli. Ne takim u mbajten kumtesa me interes shkencor dhe historik nga Xhemal Balla, Bedri Alimehmeti, Ramazan Subashi, Ilir Agolli. Ne fund te takimit e mori fjalen Kryetari i Shoqates Tirana Arben Tafaj, i cili foli per rolin dhe ndihmen qe kane dhene kleriket muslimane  ne zhvillimin e gjuhes shqipe, dhe ne zhvillimin e kultures ne pergjithesi ne vendin tone.