Kriza politike ne Shqiperi dhe nje Po me kushte per Shqiperine!

Reforma zgjedhore është shpresa e vetme për rikthimin e legjitimitetit institucional – dhe për fillimin e përmbushjes graduale të kushteve që Shqipëria ka përpara për hapjen e negociatave. Kjo reformë nuk mund të jetë e pjesshme, sipërfaqësore dhe kalimtare.

Ajo duhet të ndërtojë një mekanizëm të pakthyeshëm të përfaqësimit të vërtetë politik, pa truke shkëmbimi votash, një process që cliron nga korrupsioni dhe trafiqet e interesit së pari sistemin politik.

Sa më e gjerë të jetë tryeza e kësaj reforme, aq më I sigurt është rezultati i saj. Barazia e subjekteve politike dhe shoqërore dhe përfaqësimi i tyre i pavarur në tryezën e reformës është garancia e konsensusit të saj, Dhe atë nuk e certifikojnë më partitë: atë duhet ta mirënjohin qytetarët.