• Phone: +355692037057
  • Email: [email protected]
  • Address: Rruga e Saraçëve (Tek Selvia) Tiranë, Albania

KUSHTUAR PROFESOR SHYQYRI RRELIT

KUSHTUAR PROFESOR SHYQYRI RRELIT
(18 maj 1930-31 dhjetor 2019)

Nga Bedri Alimehmeti

Mëngjezi erdhi.
Edhe pse të pamundurën bëmë
Ndaj të kobshmit lajm,
Për të mos e besuar kurrë.
Megjithatë ti nuk ishe më.

Jo ngrica e acarit
Absolutisht jo
E të mbrames ditë dhjetori.
Por lajmi ikjes tënde
Na i ngriu zemrat:
“Profesor Shyqyri Rreli na la”.

Si u largove profesor,
Pa na thënë se nuk do të vije më?
Harku i pabesueshmëris tonë
Kapërceu tri herë lartësin e Dajtit.

S’kish ndodhur kurrë
Të ndaheshe nga ne
Pa na thënë asgjë!
Të paktën një të vetme fjalë.

Dhe drit’e ditës
Pafundsisht tejet drithmëruese
U derdh mundimshëm
E plot droj mbi qytet.
Dhe oh, lotët gulsh
Në kraharor na i gjeti.
Nga sot e mbrapa
I shtrenjti ynë profesor Rreli
Nuk do të të kemi më midis nesh.

Bulevardit të Tironës
Do i mungojë
Më e bukura pamje
Në përditshmërin e peisazhit;
Hijeshia e fizikut tënd
Të gjatë e të drejtë
Si një lis vigan.

Pas kësaj paraditet e Tironës
Nuk do të kenë më
Hijeshin e madhështis
Të thjeshtësis tënde të pashoqe profesor.

Dhe në takimet tona
Nuk do ta dëgjomë më
Urtësin e fjalës tënde të mencur
Peshëplotë,
Që si balsam
Na qetësonte shpirtrat
Dhe na rriste besimin
Për të guxuar gjithnjë përpara.
Nuk do të ndjejmë më mëkimin
Tënd të përhershëm
Për të dëbuar harrimin,
Dhe ruajtur kujtesën.
Tashmë tejet e rrënjosur
Në qënësinë e memories tonë.
Ndaj na ke mbetur
Ende në kujtesë
Me sharmin e kompletuar
Të futbollistit tejet korrekt
Mbi qilimin e blertë.
Por edhe me të jashzakonshmin
Përqendrim unikal
Në “timonin” e kreut të pankinės,
Ku vendosmërisht
Një strateg si ti
Udhëzote ekipet drejt ngadhnjimit.
Teksa ne na bëje të ëndërronim
Bashkarisht pjesmarrjen në një botëror.
Ishe ti profesor i pari dhe i vetmi,
Që na e mundësove këtë gjë.
O Zot!
Sa pranë na e solle “Mexico-1986” !

Dhe ike profesor!
Përse kaq shpejt?
Të kishe ndenjur edhe ca.
Sa do të donim të ishim
Edhe disa kohë tok.
Kishim ende për të thënë
Tepër për të treguar
Por dhe aq shumë për të bërë bashkë.
Domosdo për Tironën
Për të cilën
Ti profesor Shyqyri Rreli
Vërtet ndiheshe krenar
Që ishe lind e rritur mes
Zotnillikut e ëmbëlsis së saj.
Por më shumë se ty
Ngazëllente ajo vetë nga lumturia
Që të kishte djalë flori
Të devotshëm
E brilant në gjithëcka.

Romë 6 janar 2020.