BEDRI ALIMEHMETI
LETËR
Fare pak, vetëm dy gisht letër.
Po ju shkruj.
Eh mër tironsit e mij të mirë!
Drit’è agut
Me nji tufë shkresash nën sqetull
Ju ze cdo ditë,
Duke shpejtu për të zon radhën,
Ke der’e hipotekës.
Nja dy fjalë me zemër m’dorë.
Po du me ju thon.
Eh mër tironsit e mij të omël!
Pasi i jepni fun me ngut
Nji filxhon kavje pa sheqer
Kapërceni derën e Aluiznit,
Ku jo të Zotit, po qetërkujt
I jepet tapia ene i thuhet: E gzofsh!
Nuk mun t’rri
M’plas zemra po nuk ua thosh.
Eh mër tironsit e mij të butë!
S’du me ju pa mo kurrën e kurrës
Aty ku ene hasmin mos e pafsha.
E kom fjalën
N’dern’e gjykatës
Me vllazni e far’e fisni
Për me zgjidh ngatrresat
Bo lomsh e li.
Pa dermon do ju them,
Vec dy fjalë mrapn’e herës
Qetërsoj m’bohet gjaku ujë
Po nuk bzojta.
Eh mër tironsit e mij, rob myti!
Mortjes i coj haber: Nji ke erdha!
Kur ju shof t’u u sorollat
Me ka i tuf letrash m’xhep
Ene me ka i bisht cinarje m’buzë
Sa me i derë, me i derë qetër
Për me i dhon fun halleve,
Që për ju, po ene për mu
S’paskan pas t’maru.
Eh mër tironsit e mi, rob për s’mari!
Që nuk gjinen kërkun.
Vetëm për ju
Vdekja është ndal.
A thu kastilen
Gjersa t’i zgjidhim hallet.
T’i japim fun.