• Phone: +355692037057
  • Email: [email protected]
  • Address: Rruga e Saraçëve (Tek Selvia) Tiranë, Albania

LINDITA ÇOKU- ANETARJA ME E RE E SHOQATES TIRANA

Kardio-kirurgia Lindita Çoku – e para femer shqiptare qe ka arritur kete grade shkencore ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes – mori sonte titullin e anetares me te re dhe Anetares se Nderit te shoqates Tirana ne nje ceremoni te organizuar ne mjediset e restorant piano bar Piazza ne kryeqytet.
Lindita Çoku perfaqeson nje brez te ri tiransish autoktone qe “ne gjurmet e te pareve tane jane shkolluar ne shkollat me te mira perendimore dhe kane deshmuar ate integritet profesional dhe njerezor qe i ben ata te integrohen me dinjitet edhe ne vende me konkurence tejet te larte si ShBA”- tha ne fjalen e tij Arben Tafaj, kryetar i shoqates.
Lindita Çoku duke pershendetur te pranishmit tha mes emocionesh te forta se dashuria ndaj njeri tjetrit duhet te tejkaloje ato dallime qe ende i ndajne anetaret e ketij komuniteti, i cili i ka dhene Shqiperise traditen e punes dhe suksesin e mendjes, virtytet e respektit dhe ndihmes se ndersjelle, emra te spikatur ne shkenca dhe arte si dhe nje zemer shume te madhe.
Ajo i dhuroi shoqates Tirana ne perdorim nje mjedis bashkekohor zyrash – “per ta perdorur ne te mire te ketij komuniteti per sa te jem une gjalle”- tha e emocionuar znj.Çoku.
Lindita Çoku drejton kliniken e saj private te kardio-kirurgjise ne ShBA dhe ben pjese ne grupin e atyre pak profesionisteve amerikane qe aplikojne teknikat me te perparuara operatore.
Shoqata Tirana eshte e nderuar te kete anetare te saj nje personalitet te tille frymezues,- tha Arben Tafaj duke i dorezuar znj. Çoku nje tesere te personalizuar anetaresie te shoqates.
Shoqata Tirana perbashkon ne rradhet e saj disa dhjetra mije persona – jo vetem nga familjet autoktone te Tiranes por “te gjithe ata qe e konsiderojne Tiranen shtepine e tyre”.