• Phone: +355692037057
  • Email: [email protected]
  • Address: Rruga e Saraçëve (Tek Selvia) Tiranë, Albania

Më paske nâmë!

Alban Bala

Më paske nâmë!
Me atë ofshën e lodhur të vetmisë
Ku darkave palosje rrudhat para se të shtriheshe

Me atë hap të imtë
Që qëndiste shtëpinë

Me frymë më paske nâmë moj nanë,
Me frymë
Me atë puthjen që kishte shije hiri
Kur vija

Koha jote digjej e unë s’e dija,
S’e mendoja, s’e njihja
Vetminë
Derisa t’i ma the me një mbyllje sysh
Si trëndafili i hakmerret dimrit…
Më paske namë me gjithë atë dashni
Që nana i jep të birit…

Tash unë jam një fotografi
Në murin ku ti mbaheshe t’mos bije
Kur vije me më pa natën
A jam mbuluar mirë….