• Phone: +355692037057
  • Email: [email protected]
  • Address: Rruga e Saraçëve (Tek Selvia) Tiranë, Albania

NJOFTIM PER SHTYP Date 19.06.2019

NJOFTIM PER SHTYP

Forumi Qytetar i themeluar nga shoqata Tirana filloi sot procesin e ndermjetesimit te konfliktit politik mes dy partive kryesore ne vend, duke i ftuar ato te ulen sa me pare ne nje tryeze te dialogut, ose te ballafaqohen mes tyre ne nje debat te hapur publik me pjesmarrjen e te gjithe shoqerise civile dhe grupeve te interesit.

Forumi Qytetar njoftoi se ju ka nisur Kerkesa per Takim dy liderave kryesore politike ne vend, me synimin per t’u ulur me ta perpara te premtes date 21 qershor.

“Nje dialog pa kushte, i strukturuar sipas shqetesimeve kryesore te publikut shqiptar ose nje debat i orientuar mbi pikat kyce qe kane prodhuar krizen duke perfshire reformen zgjedhore dhe menyren e menaxhimit politik te vendit jane oferta qe ne i bejme sot politikes shqiptare” – deklaroi Ardian Maci, perfaqesues i Forumit. “Debat politik pranojme, por jo lufte” – theksoi z. Maci.

Forumi Qytetar I shoqates Tirana u angazhua te krijoje edhe Asamblene Qytetare te Interesit Publik, ku do te aderojne te gjitha organizatat qytetare te vendit dhe grupet e interesit. Forumi u shpreh se vendi ka nevoje urgjente per nje politike perfaqesuese dhe per nje numer reformash themelore ne rrafshin zgjedhor dhe politik.

Forumi Qytetar nisi si nisme e Shoqates Tirana pas takimit te mese 50 intelektualeve te spikatur me date 29 maj 2019, ne pergjigje te krizes se gjithanshme me origjine politike qe po kalon vendi. Forumi ka pasur deri tani disa takime dhe ka dale me dy deklarata publike.

Forumi beson se vendi ka kapacitete te mjaftueshme intelektuale dhe morale per te parandaluar thellimin e krizes dhe per te ndertuar nje cikel te ri zhvillimi te marredhenieve politike, ekonomike dhe shoqerore ne Shqiperi.