Pasqyra elektorale 10 05 2015 Agon Channel

Arben Tafaj kandidat per Tiranen ne zgjedhjet vendore 2015 ne emisionin “pasqyra elektorale” e gazetares Sonila Meço, perballe Fatos Lubonjes dhe Andi Bejtes!
Tafaj eshte i vetmi nga kandidatet qe pohon ne kete fushate dhe e ka pjese te programit te tije, se ndertimi eshte proces riciklimi dhe se Tirana ka akoma nevoje per ndertime te reja, por sipas nje plani rregullues strikt, i cili duhet te synoje shperndarjen e drejte te ndertimeve duke mos i mohuar askujt te drejten per zhvillimin e prones. Ajo qe ka ndodhur deri me sot eshte perqendrimi i ndertimeve te larta ne zona te caktuara te Tiranes duke i dhene perparsi zhvillimeve, ndersa lagje te tëra ( kryesisht Tiranen e vjeter) e lene ne harrese, pa infrastrukture dhe mbi te gjitha i mohojne te drejten e zhvillimit te prones !