• Phone: +355692037057
  • Email: [email protected]
  • Address: Rruga e Saraçëve (Tek Selvia) Tiranë, Albania

PROMEMORJE Date 06.06.2019

PROMEMORJE

Ne, Forumi Qytetar i Shoqates Tirana – ne kushtet kur vendi po perballet me krizen me te thelle te dekades se fundit, ne te gjitha rrafshet e jetes politike, ekonomike e sociale;
ne kushtet kur, palet politike po ndjekin me kryenecesi te pashoqe axhendat e tyre ne dem te interesave te vendit dhe te kombit shqiptar ne teresi;
ne kushtet kur, partite politike jane vene perballe njera tjetres me qendrime intransigjente duke kercenuar rendin kushtetues, sigurine e jetes dhe te pasurise kombetare – te cdo individi, ashtu edhe perspektiven ekonomike te vendit;
ne kushtet kur, dialogu politik eshte i pamundur dhe republika parlamentare ka rene pas dorezimit te mandateve nga ana e opozites reale;
ne kushtet kur, mazhoranca ka prodhuar nje situate absurde me nje sistem te drejtesise pa gjykata ne detyre, me nje parlament pa integritet dhe nje diktature ekzekutive ne terren;
ne kushtet kur, ekonomia e vendit eshte perballe sfidash reale te mbijeteses te shkaktuara nga klientelizmi, menaxhimi korruptiv dhe deformimi i qellimshem i tregjeve;
ne kushtet kur, varferia ne vend eshte rritur me shpejtesi galopante dhe po ashtu polarizimi shoqeror i pasurise me pasoja te frikshme per normalitetin e parametrave te sigurise dhe te rendit e te qetesise;
ne kushtet kur, prirja sunduese e shqiptareve te cdo moshe sot, eshte ta braktisin vendin e tyre ne vend qe te perpiqen ta permiresojne ate; kur vendi humb te pakten pesedhjete mije banore te tij cdo vit pa llogaritur largimin e te rinjve qe perdorin shkollimin si alibi per ikjen pa kthim nga Shqiperia;
ne kushtet kur, te gjitha tregjet kryesore te vendit sundohen nga nje informalitet ulurites dhe marredheniet e tyre administrohen kryesisht permes abuzimit me ligjin;
ne kushtet kur, Shqiperia po plaket me nje shpejtesi dritheruese dhe ndryshimet demografike kercenojne ekuilibrat afatmesem dhe afatgjate te zhvillimit te vendit sa cdo epidemi shfarosese;
ne kushtet kur, Shqiperia ka mbetur ne bisht te rajonit dhe teresisht jashte hartes se investimeve te huaja direkte per shkak te politikave klienteliste dhe te modelit korruptiv te administrimit te pasurive kombetare;
ne kushtet kur, sherbimet publike me jetesore si shendetesia dhe arsimi kane njohur nje renie te ndjeshme ne cilesi dhe nje humbje teresore te besimit te publikut ne mundesine e ringritjes se tyre;
ne kushtet kur, prej vitesh te gjata keq-qeverisjeje integrimi europian i vendit eshte ende peng i protagonizmit politik te paleve per te ndertuar nje sistem autokratik te sundimit personal e partiak mbi ligjin;
ne kushtet kur, publiku shqiptar rrezikon te rreshqase drejt nje konflikti te ri civil per shkak te polarizimit politik te marredhenieve mes partive kryesore, ne emer te nevojes per mbijetese ekonomike te individit;
ne kushtet kur, imazhi i vendit ne bote ka njohur nje perkeqesim te ndjeshem per shkak te tolerimit te veprimtarive kriminale, perfshirjes se individeve te botes se krimit ne jeten politike, favorizimit shteteror te veprave kriminale si prodhimi dhe trafiku i narkotikeve, pastrimi i parave, etj;
ne kushtet kur, vendi rrezikon te perballet me humbjen e lirise se levizjes ne zonen Shengen dhe me pasoja te tjera ne nivel nderkombetar – qe cenojne drejtperdrejt lirite, te drejtat dhe integritetin moral te qytetarit shqiptar dhe krenarine e tij kombetare;
ne kushtet kur, Shqiperia vuan prej dekadash nga mungesa e vullnetit politik per t’i garantuar qytetareve te saj sherbimet me jetike dhe shanset minimale per barazi, shtet ligjor, zhvillim ekonomik dhe dinjitet social;

Ne, FORUMI QYTETAR i shoqates Tirana u bejme thirrje te gjitha paleve t’i japin fund politikave intransigjente qe thellojne krizen dhe pershpejtojne procesin e degradimit teresor te sistemit politik, ekonomik e social te vendit- duke kercenuar kesisoj fatet e popullit shqiptar.
Bindja e paleve politike se cdo veprim i tyre eshte legjitim nuk prodhon tjeter vecse nje rritje te rrezikut per nje konflikt civil te pashmangshem. Nje Konflikt i tille do te deligjitimonte te gjitha palet – pavaresisht pozitave te tyre dhe do t’i bente ato pergjegjese per pasojat.
Forumi Qytetar u kerkon institucioneve supreme te vendit te nderhyjne pa humbur kohe dhe te ndertojne nje axhende te re per nderveprimin e nevojshem mes paleve politike ne konflikt per t’i dhene fund situates se pashprese qe kercenon paqen dhe sigurine ne vend.
Kryetari i Kuvendit ne cilesine e drejtuesit me te larte te republikes parlamentare ka shansin te permbushe nje mision historik duke kapercyer percaktimin e tij te ngushte politik si perfaqesues i shumices ne Kuvend.
Presidenti i Republikes si kryetar Keshillit te Sigurise Kombetare dhe Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise ka detyrimin te nderhyje ne menyre percaktuese per te shmangur perkeqesimin e situates, edhe keshtu te pashprese ne vend.
Nje tryeze e te gjitha paleve do te ishte hapi i pare i domosdoshem per rivendosjen e disa ekuilibrave fillesare ne komunikimin politik te vendit. Nese kjo tryeze deshton, atehere ndoshta vetem doreheqja e Presidentit mund t’i sherbeje synimit per fillimin e nje dialogu te pashmangshem ne kushtet e krizes totale.
Presidenti duhet te jete i gatshem ta beje kete!
Forumi Qytetar i shoqates Tirana fton cdo organizate tjeter qytetare t’i bashkohet misionit te tij per te parandaluar ngjarje qe mund te shnderrohen ne nje kujtese te hidhur kombetare per shqiptaret.
Te vetedijshem se eshte Koha te Nderhyjme, te flasim, te veprojme, te jemi – Forumi Qytetar i shoqates Tirana fton cdo individ me integritet qe t’i bashkohet ketij vullneti, i cili tejkalon axhendat individuale politike dhe cmon se fati i kombit shqiptar vlen me shume sesa shkelqimi elektoral i cilesdo mazhorance.
Askush nuk mund te ndertoje triumfin e tij politik mbi rrenojat e nje populli dhe mbi shkaterrimin e tij.