• Phone: +355692037057
  • Email: [email protected]
  • Address: Rruga e Saraçëve (Tek Selvia) Tiranë, Albania

SHOQATA TIRANA MBESHTET RRITJEN E ROLIT TE GRUAS NE JETEN E VENDIT

Anetarja me e re e shoqates Tirana, kardio-kirurgia Lindita Çoku, e cila banon ne Shtetet e Bashkuara, shtroi nje dreke per vajzat dhe grate e bordit drejtues te shoqates duke i nxitur ato te jene me aktive ne jeten shoqerore dhe ekonomike te vendit.

Lindita Çoku e cila drejton sot kliniken e saj private ne ShBA, ju tha te pranishmeve se roli i tyre ne shoqerine shqiptare eshte sot me i rendesishem se kurre.

Ne diskutimin e hapur e konstruktiv, anetaret e shoqates shkembyen ide mbi ngritjen e nivelit perfaqesues te femres ne mjedisin ekonomik e social, mbi ndryshimin cilesor qe prania e tyre mund t’i jepte moralit sundues te qeverisjes qe sot sundohet nga korrupsioni, mbi mundesite qe grate kane per te ndihmuar njera tjetren dhe integrimin me te mire te femrave ne shoqeri, etj.

Znj. Çoku u shpreh e kenaqur me vizionin e shoqates Tirana per te promovuar qofte historine e shquar te zonjave profesioniste qe kane ndertuar nje profil te njohur ne mjedisin kombetar, ashtu edhe me vullnetin tone per te mbeshtetur cdo vajze dhe grua qe synon te ngjitet ne nivele te reja arsimore, profesionale, perfaqesuese etj.

Kardio-kirurgia Lindita Çoku eshte e para femer shqiptare qe ka arritur kete grade shkencore ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Pak dite me pare ajo mori titullin e Anetares se Nderit te shoqates Tirana ne nje ceremoni festive qe u mbajt ne kryeqytet.