Shoqata Tirana reagon per mbledhjen e partive per kodin zgjedhor

Veshtiresite e organizimit te nje i tryeze bisedimesh edhe pse me iniciative te OSBE per fillimin e reformes zgjedhore, ishin te parashikueshme!
E para, sepse palet nuk kane miratuar parimet baze mbi te cilat mund dhe duhet te kryhet kjo reforme.
E dyta, ato nuk kane shpallur parimin e barazise se te gjithe subjekteve politike ne vendim-marrjen me te gjere konsensuale qe mund te kete pasur nevoje ndonjehere vendi.

Per mua, kjo tryeze duhej te niste me nje Mea Culpa te dy partive te medha, qe shkaterruan parimet e perfaqesimit me Proporcionalin Rajonal me lista te mbyllura te miratuar me 2008.

Kerkesa e opozites per nje komision jashteparlamentar eshte rruga e vetme e nje Marreveshjeje. Handikapi i nje opozite reale jashte parlamentit mund te kthehet ne kete rast ne nje avantazh, duke i perfshire te gjitha palet ne gjetjen e nje konsensusi sa me te gjere. Ketu ben pjese edhe Forumi Qytetar i shoqates Tirana, i mire-organizuar dhe i gatshem te perfshihet ne proces.

Padyshim guru-te e grabitjes se zgjedhjeve nuk frymezojne askend per nje sistem te ri zgedhor! Njerez nen hetim per vjedhje votash nuk mund te ulen ne nje tryeze qe aspiron marreveshje.

Eshte koha te rindertojme perfaqesimin politik dhe ta bejme rezultatin e zgjedhjeve te mbrojtur e te pranueshem. Perndryshe ne kete vend do te kete veç votime.