• Phone: +355692037057
  • Email: [email protected]
  • Address: Rruga e Saraçëve (Tek Selvia) Tiranë, Albania

Veprimtarite e Shoqates gjate vitit 2019

Shoqata Tirana uron qytetarët e Tiranës gëzuar vitin 2020
Viti që lam pas, numeron dhjetra aktivitete per Shoqaten tone, por 2020 do te jete viti i sfidave te medha! Te gjithe se bashku me 11 Shkurt do te festojme 100 vjetorin e shpalljes Tiranes Kryeqytet. Gezuar!

1. 10 Janar : Jorgji Jorgoni, themeluesi i pediatrisë shqiptare vlerësohet nga Shoqata Tirana me titullin e lartë “Fisnikëria Tiranase” në ambjentet e Akademisë së Shkencave.

2. 20 Janar : Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, pret në Presidencë kryetarin e Shoqatës Tirana Z. Arben Tafaj dhe një përfaqësi të shoqatës : Prof. Shyqyri Rreli, Prof. Ismail Demneri dhe Prof. As. Ruzhdi Keçi.

3. 11 Shkurt : Organizohet Sofra Tiranase në Pallatin e Kongreseve ku në praninë e mbi 2000 spektatorëve, Presidenti i Republikës Z Ilir Meta nderon kryetarin e Shoqatës Tirana Z. Arben Tafaj me vlersimin “Për Merita të Vecanta Civile”

4. 1 Mars : Promovimi i librit të Prof. Dr. Bedri Bylyku “Tuberkulozi Klinik” . Ky botim vjen si vlerë e shtuar e mjedisit akademik shqiptar në ambjentet e Akademisë së Shkencave

5. 7 Mars : Shpërblimi i mirësisë është vetëm mirësia”. Takim i hapur me arsimtarë të vjetër me rastin e ditës së mësuesit ne ambjentet e Taverna Tafaj.

6. 16 prill: Pjesëmarrje në forumin e 7-të të Shoqerisë Civile te Ballkanit Perendimor në ambjentet e Tirana International Hotel. Shoqata Tirana përfaqësohet në këtë forum me Z. Arben Tafaj dhe sekretarin, Z. Ismail Varoshi.

7. 8 maj : Nderim familjeve autoktone tiranase. Përurimi i shtatores së Myslym Qefalisë.

8. 18 Maj: Festojmë ditëlindjen e Prof. Shyqyri Rreli “Nderi i Kombit”

9. 21 Maj: Nder dhe respekt për mësuesen model Zj. Evelina Kërçiku, nënkryetare e Shoqates Tirana

10. 29 Maj: “Koha për përgjigje”. Tryezë e rrumbullakët e thirrur nga Shoqata Tirana me pjesëmarrjen e intelektualëve, veprimtarëve dhe personaliteteve të shquara të vendit, në përpjekje për ti dhënë përgjigje krizës politike në vend. Abjetet: Tirana International Hotel

11. 6 Qershor: Promemorje e Shoqatës Tirana ku i behet thirrje Presidentit të Republikes per te reaguar me të gjitha mjetet institucionale të tij për zgjidhjet reale të ngërçit kushtetues. Abjetet: Tirana International Hotel

12. 19 qershor: Forumi qytetar i Shoqatës Tirana bën thirrje Partive Politike për dialog ose debat publik në përpjekje për të shmangur përplasjen civile. Ambjentet: Tirana International Hotel

13. 24 Qershor: Pjesë e protestës së Teatrit Kombëtar në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, identitetit historik dhe dinjitetit tonë qytetar.

14. 30 Qershor: Shoqata Tirana shpreh qëndrimin e saj lidhur me zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019. (Facebook, Faqja zyrtare e Shoqatës Tirana)

15. 29 Korrik: Shkatërrimi i qëndrës historike të Tiranës. (Facebook, Faqja zyrtare e Shoqatës Tirana)

16. 1 Gusht: Qëndrimi i Shoqatës Tirana në lidhje me përbërjen dhe përfaqësimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. (Facebook, Faqja zyrtare e Shoqatës Tirana)

17. 20 Shtator: Promovimi i librit “Broduej i Tiranës” nga autori dhe publicisti Z. Bedri Alimehmeti. Ambjentet: Kalaja e Tiranës.

18. Krijimi i website të Shoqates Tirana në përmbajtje të së cilës janë hedhur të gjitha veprimtaritë e Shoqatës ndër vite që prej krijimit të saj dhe i Faqes Zyrtare te Shoqates Tirana.

19. 29 Shtator:”Gungëzimi i Parkut Rinia” Prononcim në emër të Shoqatës Tirana ne Fb e Shoqates Tirana nga anëtari i kryesisë Z. Ruzhdi Keçi.

20. 29 Tetor:Pritje publike e mjekes tiranase Zj. Lindita Çoku, kardiokirurges së parë shqiptare ne SHBA dhe anëtarësimi i saj si pjesë integrale e shoqatës Tirana në Restorant Piazza.

21. 2 Nëntor: “Shoqata Tirana mbështet rritjen e rolit të gruas në jetën e vendit” Takim i forumit të gruas në ambjentet e Kalasë së Tiranës.

22. 31 Tetor: Promovimi i librit “Bosnja – Një pikëpamje nga Tirana” të diplomatit dhe publicistit të mirënjohur Z. Shaban Murati, me ftesë të Qendrës Ballkanike për Analiza dhe Studime, Sarajevë.

23. 17 Nëntor: Aktivitet i përbashkët me Shoqatën Antikomuniste të Përndjekurve Politikë, me rastin e 75 vjetorit të masakrës komuniste në Tiranë pranë selisë së të përndjekurve politikë.

24. 25 Nëntor: Promovimi i librit “Tirona dhe tiranasit” me bashkëautore Prof. Ismail Demneri, Prof. Shyqyri Rreli dhe Arben Tafaj. Libri i pestë, pjesë e kolanës “Tirana Personalitete” të botuar nga Shoqata Tirana. Ambjenti: Taverna Tafaj

25. 26 Nëntor: Fatkeqësisht festimet per dt 26 Nëntor, dita e ngritjes së flamurit të Pavarësisë në Tiranë, u anulluan për shkak të tërmetit, megjithë përgatitjet tona që ishin bërë për këtë rast ashtu si për çdo përvjetor.

26. 28 Dhjetor: Mbremje festive në ambjentet e Hotel Restorant “Panorama Dajt” me rastin e fundvitit 2019

Ndër te tjera Shoqata Tirana numeron 24 dalje televizive, intervista dhe qendrime mediatike, si dhe një numër prononcimesh ne rrjetet sociale dhe ne faqen zyrtare te Shoqates Tirana.
Komunikime zyrtare me institucionet vendore dhe qendrore. Pjesmarrje ne aktivitete te ndryshme me ftese te shoqatave te tjera si Shoqata Durresi, Shoqata Alsar, Çameria, Dibra, Aviacionit Shqiptar, Vakefet etj.