Vleresime me tituj nderi ne selite 22 gusht 2021

Te djelen me 22 gusht 2021 nje perfaqesi e Shoqates Tirane ne vazhden e aktiviteteve kulturore,  u be pjese e Festes se Selites qe organizohet cdo vit ne vendin me te bukur ne livadhet e Selites ku natyra nderthuret butesisht me doket ,zakonet,traditat, dhe fisnikerine e kesaj zone. Treva e Tiranes pare si nje e tere na shton pergjegjesite per te punuar me shume ne perbashkimin e prurjeve kulturore dhe ne bashkerendimin e aktiviteteve te tona me shoqata te tjera lokale! Ne aktivitet moren pjese shoqata Benda dhe shoqata vllaznia Koçi te cilat vleresuan shume bashkepunimin dhe vemendjen e Shoqates Tirana ne vlersimin e figurave me peshe komunitare dhe me gjere. Pas promovovimit te librit te tij  z. Mehdi Hoxha  u shpall “Fisnikeria e Tiranes” nga Shoqata Tirana, vlersim te cilin ja dorezoi kryetari i shoqates, ndersa z. Skender Farka në cilesine e sekretarit te Asamblese se shoqates i dorezoi titullin “Fisnikria Tiranase” Kol. Agim Sula( pas vdekjes) Ne aktivitet u falenderuan  Doktor Azem Nela dhe Ferit Hoxha te cilet kishin menaxhuar me detaje organizimin e festes.
Tufës së madhe të luleve të trevës sonë, dje ju shtua edhe lulja e Selitës. Si për të na kujtuar, se ashtu si deri më sot, duhet të jemi këmbëngulës dhe të palodhur në respekt të traditës aq të madhe dhe te vyer që fatmirësisht trashëgojmë.